Maqedoni Garet: Për barazi para ligjit duhet anulim të plotë të faljes

Garet: Për barazi para ligjit duhet anulim të plotë të faljes

Ambasadori britanik Çarls Garet në profilin e tij në Tuiter shkroi se që të jenë të gjithë të barabartë para ligjit, nevojitet anulim i plotë i faljes për 56 persona.

 

Mbështetje për tërheqje të plotë e jo të pjesshme të faljes dhanë edhe BE-ja dhe ambasada amerikane në Maqedoni.

Presidenti Gjorgje Ivanov anuloi faljen e politikanëve gjegjësisht për 22 persona nga gjithsej 56, të cilët u falën më 12 prill. Të tjerët, që nuk përfshihen në faljen e presidentit, mund të ngritin kërkesë personale për tërheqjen e faljes.