Maqedoni Gaber, Dardhishta, Starova dhe Murati: Shfuqizimi i Ligjit për falje është i...

Gaber, Dardhishta, Starova dhe Murati: Shfuqizimi i Ligjit për falje është i pabazë

Gjykatësit kushtetues Natasha Gaber- Damjanovska, Ismail Dardhishta, Gëzime Starova dhe Sali Murati sot dolën me mendime të ndara për ndryshimet e Ligjit të faljes, që Gjykata kushtetuese i shfuqizoi më 16 mars, me çka presidentit i jepet e drejta të fal persona të dënuar për krim zgjedhor, pedofili dhe trafikantë droge.

Në mendimet e ndara, gjykatësit kanë vlerësuar se shfuqizimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falje është i pabazë nga aspekti i vlerësimit të tij në raport me Kushtetutën.

Sipas gjykatësve, Gjykata kushtetuese drejtpërdrejtë shkel parimin e ndarjes së pushtetit nga neni 8, paragrafi 1, pika 4, duke i zgjeruar kompetencat e presidentit që janë të vërtetuara me Kushtetutë dhe ligj.

“Duke pasur parasysh se përpunim tjetër kushtetues për kompetencën e faljes në suazat e Kushtetutës nuk ka, është më se e qartë se Kushtetuta lë çdo gjë që ka lidhje me faljes të rregullohet me ligj. Do të thotë, fare nuk është mbajtur qëndrimi i shumicës së gjykatësve se ligjvënësi nuk ka autorizim kushtetues të rregulloj çështje që kanë të bëjmë me organizimin e brendshëm dhe punën e presidentit të shtetit”- thuhet në mendimet e ndara të katër gjykatësve kushtetues.