Maqedoni Freedom House”: Maqedonia është pjesërisht vend i lirë

Freedom House”: Maqedonia është pjesërisht vend i lirë

“Freedom House” njoftoi se vitin e kaluar është vërejtur rënie “shqetësuese” e lirisë, ndërsa sipas tyre, më pak vend i lirë është Siria ndërsa invazioni rus ndaj Ukrainës vlerësohet si goditje ndaj demokracisë.
Në raportin e sivjetmë me titull “Refuzimi i demokracisë: Kthimi i grushti të hekurt”, thuhet se numri në rritje i sulmeve terroriste dhe intensifikimi i taktikave agresive që i përdorin regjimet autoritare kanë kontribuar për rritjen e urrejtjeve të standardeve demokratike në thuajse të gjitha rajonet në botë.
Në këtë raport, Maqedonia është në grupin e vendeve pjesërisht të lira. Maqedonia shënon rënie në vlerësimin për liritë politike në raport me raportin e mëhershëm të kësaj organizate udhëheqëse për ndjekjen e demokracisë në botë. Sa i përket lirive civile, Maqedonia mban notën e njëjtë gjegjësisht notën 3. Në grupin e vendeve pjesërisht të lira janë edhe Bosnja e Hercegovina, Kosova, Ukraina, Moldavia. Nga rajoni në grupin vende të lira janë Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.