Maqedoni Kompania nga Zhelina që bën furnizimin e palmave, ka punuar në Gostivar,...

Kompania nga Zhelina që bën furnizimin e palmave, ka punuar në Gostivar, Brvenicë dhe Aerodrom

Kompania “Rosen Centar” nga f. Strimnicë- Zhelinë, përmes të cilës NP “Pyjet e Maqedonisë” bën furnizimin e palmave që kushtojnë 500 euro për fidan, ka pasur edhe disa furnizime tjera.

Në faqen e Byrosë për furnizime publike mund të gjenden pesë tenderë që i ka fituar kjo firmë.

Ajo ka punuar në komunat e Gostivarit, Brvenicës dhe Aerodromit.

Për rregullimin hortikulturor në Gostivar, kjo kompani ka fituar dy tenderë, njërin prej 172.682 euro ndërsa tjetrin prej 48.780 euro.

Komunën e Aerodromit e ka furnizuar me fidanë gjethembajtës në vlerë prej 250 euro për fidan ndërsa për komunën e Brvenicës për 81.300 euro e ka rregulluar gjelbërimin.