Maqedoni Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Filloi takimi i liderëve në Klubin e deputetëve

Pas një ore vonesë, katër liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës.

Në takim, krahas Gruevskit, nga VMRO DPMNE është edhe ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov.

Nga LSDM krahas kreut Zoran Zaev janë edhe Radmila Sheqerinska dhe Renata Deskovska.

PDSH prezantohet nga lideri Menduh Thaçi dhe Imer Aliu ndërsa qëndrimet e BDI-së do t’i prezantoj Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.

Në takim prezent janë edhe ambasadorin amerikan, Xhes Bejli, dhe përfaqësues të BE-së në Shkup.

Në takim pritet liderët të bëjnë shqyrtim për atë se çfarë është realizuar dhe se a ka kushte për zgjedhje në dhjetor.