Udhëheqësi në pension i Kubës, Fidel Castro, u ka dhënë një mbështetje të kujdesshme marrëdhënieve të ngrohura me Shtetet e Bashkuara.
Në një letër të lexuar në televizionin shtetëror, Kastro ka thënë:
“Çdo zgjidhje paqësore apo e negociuar për problemet midis Shteteve të Bashkuara dhe popujve në Amerikën Latine, e cila nuk nënkupton forcën apo përdorimin e forcës, duhet të trajtohet në përputhje me normat dhe parimet ndërkombëtare”.
“Ne gjithmonë do të mbrojmë bashkëpunimin dhe fqinjësinë me të gjithë popujt e botës, në mesin e tyre edhe kundërshtarët tanë politikë”, ka thënë Kastro.
Megjithatë, ai e ka bërë të qartë se “nuk u beson Shtetetve të Bashkuara” dhe se “nuk ka folur me to”.
Muajin e kaluar, Uashingtoni ka bërë të ditur se do të nisë bisedimet me zyrtarët e Kubës, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.