Maqedoni Deputetët evropian sonte do të diskutojnë për rezolutën për Maqedoninë

Deputetët evropian sonte do të diskutojnë për rezolutën për Maqedoninë

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian sonte do ta shqyrtojnë rezolutën për avancimin e Maqedonisë, që nesër duhet të gjendet në votim.

Në rezolutë, e ngritur nga korrespondenti i PE për Maqedoni, Ivo Uajgl, rekomandohet që pa anulime të fillohen bisedimet me Maqedoninë. Në dokument thuhet se problemi me emrin nuk duhet të jetë pengesë për fillimin e bisedimeve sepse kjo do të zgjidhet deri në fund të bisedimeve aderuese.

Rezoluta e Uajgl, madje edhe poqë se votohet në Parlamentin evropian, ajo nuk ka veprim obligues për Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës, por patjetër duhet të kihet parasysh gjatë miratimit të vendimit të tyre.