Bota Evropa BE-ja për Zaevin: Institucionet maqedonase të respektojnë standardet ligjore

BE-ja për Zaevin: Institucionet maqedonase të respektojnë standardet ligjore

Qendra e shërbimeve të punëve të jashtme të BE-së sonte reagoi  për paditë penale kundër liderit të opozitës, Zoran Zaev dhe ish kundërzbuluesin Zoran Verushevskin dhe bashkëshortes së tij.

“Këto janë akuza shumë serioze dhe kujtojmë të drejtën e pamohueshme e hetimit të pavarur dhe transparent në rasst të keqpërdorimit, me respektim të plotë së drejtës dhe mbrojtjes,  në përputhje me ligjin dhe standardet, duke përfshirë principin e prezumim  të pafajësisë. Gjithashtu BE-ja ripërsërit shqetësimin e saj për përkeqësimin e dialogut politik të në vend. Partitë politike duhet të përmbahen nga aksione të cilat edhe më shumë do ta tensionon situatën në vend”, thuhet në njoftimin e BE-së.