Edhe në shekullin e 21, ekzistojnë qindra rrugë në vend prej dheu dhe makadami, nëpër të cilat qytetarët voziten. Asfalt, beton ose kub, si rrugë kanë vetëm 62.6% e rrugëve të Maqedonisë së Veriut. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se në vitin 2018-të ka pasur 4.191 kilometra rrugë me truall dhe rrugë jo të prera, derisa 1.251 kilometra makadam, njofton Meta.
Se gjendja nëpër infrastrukturën rrugore nuk është e shkëlqyeshme në vendin tonë, nuk tregon vetëm lloji i rrugëve. Deri në fund të vitit 2018-të, vetëm 287 kilometra nga rrugën në vend kanë qenë të ndërtuara në nivel të autostradës. “Meta.mk” disa herë i ka publikuar të dhënat për dhjetë rrugët më të frekuentuara në vend, të cilat tregojnë se tre prej seksioneve në të cilat ka pasur më së shumti komunikacion në vitin 2017-të, nuk janë zgjeruar në profil autostrade.