Maqedoni Edhe një anëtarë i Të Majtës ftohet në bisedë informative

Edhe një anëtarë i Të Majtës ftohet në bisedë informative

Mariglen Demiri, anëtar i Të Majtës sot është ftuar në bisedë informative në Prokurorinë Themelore në Shkup, për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestat dhe demolimin e zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov.

Nga E Majta njoftojnë se për këtë shkak do të ketë protesta më orën 13 para Prokurorisë publike.

“Rikujtojmë se edhe pas arrestimeve të mëhershme, revolti civil vetëm rritej. Qytetarët e kanë shumë të qartë se këto arrestime janë tentimi i fundit i regjimit që të shpërbëjë këtë lëvizje. Qytetarët e dinë padrejtësinë dhe për këtë do të dalin në numër edhe më të madh” thonë nga kjo lëvizje.