Maqedoni Lëvizja “Besa” sot në protestë, do të kërkoj dorëheqjet e Qeverisë së...

Lëvizja “Besa” sot në protestë, do të kërkoj dorëheqjet e Qeverisë së Gruevskit dhe Ahmetit

Lëvizja “Besa” sot pasdite, do të mbaj protestë të qetë ku, siç njoftojnë do të kërkohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, zbardhja e të gjitha të vërtetave që iu përkasin shqiptarëve në Maqedoni dhe marrëveshje të re në shtet.

Nga lëvizja iu bëjnë thirrje qytetarëve, që të sillen në përputhje me rregullat e protestës jo të dhunshme dhe t’i bashkohen tubimit të sotëm.

“Pas gjithë asaj që ndodhi në Maqedoni, pas “bombave” të publikuara, sistemi juridik është i cenuar dhe konsiderojmë se për shtetin e Maqedonisë nevojitet marrëveshje e re për të gjithë qytetarët. Të hapim procedura për ridefinim të shtetit, të fillojnë nga procesi për shtet të ri, stabil dhe të zhvilluar, ku shqiptarët do të jenë popull kushtetubërës- deklaroi zëdhënësi i “Besa”, Afrim Gashi.

Protesta parashihet të filloj prej orës 17 në Çair ndërsa protestuesit do t’i drejtohen urës “Goce Dellçev” në afërsi të Qeverisë, prej ku do t’i dërgojnë porositë e tyre dhe do të mbahen disa fjalime.