Bota Ballkan Dy shpërthime të fuqishme në qendër të Tiranës

Dy shpërthime të fuqishme në qendër të Tiranës

Dy shpërthime tritoli ndodhën në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa një tjetër u parandalua nga policia. Njëri nga shënjestrat ishte edhe farmacia në pronësi të babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa tjetra, banesa e një efektivi policor. Dy shpërthimet e ndodhura në orët e para të mëngjesit në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe shpërthimi i kontrolluar nga policia në rrugën “Muhamet Gjollesha” po hetohen nga prokuroria për krime të rënda. Sipas Zyrës së Prokurorisë, aktet janë terroriste, dhe tashmë për to, ka nisur një hetim i përbashkët.