Kronikë 12 të lënduar në një aksident në Shtip

12 të lënduar në një aksident në Shtip

Në një përplasje të drejtpërdrejtë mes një minibusit të kompanisë për transport “Strumica Ekspres” dhe makinës të llojit “Opel Astra” mbrëmë janë lënduar 12 udhëtarë, të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit.

Sipas të dhënave fillestare, dy persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spitalet e Shkupit ndërsa tre tek të cilët janë konstatuar lëndime më të lehta, pas ndihmës, janë lëshuar në kurim shtëpiak. Të tjerëve, në repartin kirurgjik në Klinikën e Shtipit u janë sanuar lëndimet në fytyrë.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur tek pompa e benzinës “Makpetrol” në dalje të Shtipit, në lagjen “Tri çezmat” kur makina në dalje është përplasur me minibusin i cili ka lëvizur në drejtim Strumicë- Shkup.

B.K.