Maqedoni BDI: Tani për tani është herët për qeveri kalimtare

BDI: Tani për tani është herët për qeveri kalimtare

Akoma nuk është koha për një hap të tillë, porositi Ali Ahmeti pas “bombës” së mbrëmshme të opozitës. Nga BDI-ja për “24 Vesti” thonë se aktualisht është shumë herët të flitet për formimin e qeverisë kalimtar,  por theksojnë, se tani për tani, edhe pse nuk duan të konkretizojnë kur do të ishte momenti i duhur që të japin përkrahje.

Nga Reçica e Vogël, përshëndesin kërkesën e opozitës për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar në krizën politike të Maqedonisë, duke potencuar se kjo është ideja e tyre që të kthehet përgjegjësia dhe të kihet kredibilitet në hetim të aferës, nevojitet të përfshihet ekipi politik, por edhe ekip nga ekspertët juridik  për rastin e përgjimeve.