Maqedoni BDI: Tensionet në Kriva Pallankë nuk janë të nevojshme

BDI: Tensionet në Kriva Pallankë nuk janë të nevojshme

Liria e besimit dhe shprehjes së përkatësisë fetare pa kurrfarë presione, paraqet përfitim të civilizimit, që është pjesë përbërëse e thuajse të gjitha konventave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut” thuhet në reagimin e BDI-së lidhur me ngjarjet e fundit në Kriva Pallankë kundër ndalimit të ndërtimit të xhamisë.

“BDI konsideroj se tensionet në Kriva Pallankë janë të panevojshme në veçanti se ato shkaktojnë padurim në këtë rrethinë. Kundërshtimi i ndërtimit të objektit fetar për komunitetin mysliman ndodh në vend ku dallimi fetar duhet të konsiderohet pasuri e jo handikap në raportet mes njerëzve me identitete të ndryshme” thuhet në reagimin e kësaj partie.

Nga BDI thonë se këto ngjarje nuk shkojnë në favor të Maqedonisë dhe rrugës së saj euro- integruese dhe apelojnë që të gjitha mospajtimet e karakterit ndër- fetar dhe ndëretnik të zgjidhen përmes institucionet e sistemit dhe përmes dialogut.