Maqedoni BDI: Këshilli i Prokurorëve i Katica Janevlës të tejkalojë situatën

BDI: Këshilli i Prokurorëve i Katica Janevlës të tejkalojë situatën

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreson që Këshilli i Prokurorëve Publik në bashkëpunim me prokuroren speciale do ta tejkalojnë situatën e krijuar dje me mirëkuptim të ndërsjellë dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për prokuror special të cilin e miratuan partitë më të mëdha në vend me 111 vota për”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Gjithashtu në njoftimin e partisë thuhet se “dialogu politik në kuadër të grupeve të punës midis katër partive më të mëdha politike duhet të vijoj sa më parë në drejtim të përmbylljes së çështjeve të tjera të hapura”.