Maqedoni Donald Tusk dhe Robert Fico për vizitë në Maqedoni

Donald Tusk dhe Robert Fico për vizitë në Maqedoni

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në suazat e turnesë së tij në vendet ballkanike të përfshira në krizën e refugjatëve, sot do të qëndrojë në Maqedoni.

Për pasdite është paralajmëruar takimi me presidentit e shteti, Gjorgje Ivanov.

Sot në Maqedoni për vizitë do të qëndroj edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico dhe ministri i brendshëm sllovak, Robert Kalinak.

Ata së bashku me ministrin e brendshëm Oliver Spasovski do të vizitojnë qendrën e pranimit për emigrantë “Vinojug”.