Maqedoni Doli “Gazeta Zyrtare” me vendimin për emërimin e Talat Xhaferit për kryetari...

Doli “Gazeta Zyrtare” me vendimin për emërimin e Talat Xhaferit për kryetari parlamenti

Doli numri më i ri i “Gazetës Zyrtare” të Republikës së Maqedonisë ku është publikuar vendimi për emërimin e Talat Xhaferit si kryetar i Parlamentit të R. së Maqedonisë.

Në ueb faqen e “Gazetës Zyrtare” janë publikuar përmbajtjet e numrit më të ri, ku gjendet edhe vendimi. Siç shkruajnë disa media, botimi është shtypur mbrëmë në shtypshkronjën e “Qendrës Grafike” (Graficki Centar).

Me publikimin e vendimit, emërimi bëhet zyrtar dhe fillon të kaloj afati në të cilin Xhaferi duhet ta njoftoj presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, se është formuar shumicë parlamentare e cila do ta formoj Qeverinë, pas çka në afat prej 10 ditëve, presidenti duhet t’ia ndaj mandatin Zoran Zaevit.