Maqedoni Marrëveshja e Përzhinos mbahet në “aparate”

Marrëveshja e Përzhinos mbahet në “aparate”

“Deklarata e djeshme e ambasadorëve, në të cilat theksuan se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë fajtorë për mossuksesin e Marrëveshjes së Përzhinos, është vetëm një vërtetim për atë se ne çfarë e thamë të shtunën”, thonë nga LSDM-ja.

Nga partia opozitare informojnë se takimet bilaterale ende mbahen, por nuk ka kurrfarë përparimi, ndërkaq sipas tyre, është e qartë se edhe afati për prokuroren speciale do të kalojë sepse ende nuk janë zgjedhur ndihmësit e saj, por edhe ata që janë zgjedhur nuk kanë dhënë betim.

“VMRO-DPMNE dëshiron që pozicionet ekzekutive të MPB-së të mbesin në status quo. Ata nuk kanë problem për veto, por as të na e japin neve. Është e qartë se zgjedhjet po i vjedhin nëpërmjet MPB-së dhe për këtë nuk duan të pajtohen për ndryshmet”, thonë burimet e LSDM-së, njofton Portalb.

Gjithashtu, nga LSDM thonë që populli duhet të vendos se kujt do t’ia japin besimin popullit, me zgjedhje të lira dhe demokratike.