Kronikë Drejtori i “Parkingjeve- Qendër” pohon se është rrahur dhe arrestuar nga policia

Drejtori i “Parkingjeve- Qendër” pohon se është rrahur dhe arrestuar nga policia

Drejtori i NP “Parkingje- Qendër” Sasha Bogdanoviq, në deklaratë për “Fokus”thotë se mbrëmë, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit, Rabotniçki – MZT, është rrahur nga nëpunësit policor e më pas edhe i arrestuar.

“Pas përfundimit të ndeshjes Rabotniçki- MZT, shkuam që të përshëndetemi me një pjesë të lojtarëve me të cilët njihemi. Ndërkaq, policia, filloi t’i largoj njerëzit, dhe unë pyeta “Pse e bëjnë këtë”. Në atë moment më shtrinë për tokë me disa goditje në kokë. Na mbajtën 15 minuta, më pas na dërguan në stacion policor. Aty askush nuk tregonte pse më kanë arrestuar”, deklaroi Bogdanoviq për “Fokus”.

Nga MPB tani për tani nuk kanë të dhëna zyrtare për këtë ngjarje.