Korrespondentë Demolohet zyra nacionale e Ivanov në Tetovë

Demolohet zyra nacionale e Ivanov në Tetovë

Sot më orën 5 e 50 minuta është demoluar zyra nacionale e presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov në Tetovë.

Sipas SPB- Tetovë, persona të panjohur kanë hedhur gjësende të forta në dritaret e përparme dhe derës së zyrës, e cila gjendet në rrugën “Boris Kidriç” në qendër të qytetit.

Siç njoftojnë nga policia, janë hedhur edhe vezë në drejtim të objektit.

Në ndërkohë, në vendngjarje kanë bërë ekspertizë policia dhe prokurori publik.