Maqedoni “Civil” kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator

“Civil” kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator

Disa dhjetëra qytetarët të organizuara nga Qendra për liri “Civil” sot para Kuvendit kërkuan zgjedhjet të shtyhen dhe të caktohen për në shtator.

Sipas kësaj OJQ-je, në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Jemi grumbulluar sot këtu që të tregojmë se kërkojmë zgjedhje të lira e jo zgjedhje fantom, duke keqpërdorur administratën, paratë dhe duke bërë shantazhe. Duam zgjedhjet t’i organizojnë institucione mbi- partiake. Kërkojmë Qeveria të jep dorëheqje. Zgjedhjet s’mund t’i organizoj qeveria e cila është e përfshir në kriminalitet. Në ndërkohë, të zbatohen reformat për zgjedhje korrekte dhe demokratike” deklaroi Xhabir Deralla nga “Civil”.