Maqedoni Çiçakovski: Do të bëjmë çmos që të pastrojmë listën e zgjedhësve deri...

Çiçakovski: Do të bëjmë çmos që të pastrojmë listën e zgjedhësve deri më 17 prill

KSHZ do t’i ndërmerr të gjithë aktivitetet që të arrijë deri më 17 prill të pastroj listën e zgjedhësve, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, pas takimit të sotëm me përfaqësues të 20 ambasadave në Klubin e deputetëve në Shkup.

“Do të gjejmë zgjidhje t’i shqyrtojmë të gjithë adresat kontestuese që na i dërgojnë qytetarët, ato do të shqyrtohen hollësisht dhe do të veprohet lidhur me to. Sa i përket kontrollit në terren, do të kontrollohen vetëm vendet kontestuese” deklaroi Çiçakovski.

Takimi i sotëm me KSHZ-në ka qenë me kërkesë të ambasadorëve dhe komunitetit ndërkombëtar të cilët janë interesuar rreth asaj se deri ku ka arritur kontrollimi i kryqëzuar i të dhënave dhe si do të zhvillohet kontrollimi në terren i votuesve kontestues.