Maqedoni Çfarë kërkon PSP e që institucionet nuk ia japin?

Çfarë kërkon PSP e që institucionet nuk ia japin?

Refuzimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 që PSP-së t’ia dorëzoj procesverbalin nga kontrata ma Zvonko Kostovskin është një prej pengesave të shumtë me të cilat ballafaqohet kabineti i Katica Janevës.

Paraprakisht, gjykata refuzoi kërkesën e PSP që të lëshoj urdhër gjyqësor, në suazat e rastit “Target”, për bastisjen në sistemet kompjuteristike të një operatori telekomunikativ. Në këtë varg, hynë edhe refuzimet ndaj PSP-së për rastin “Magjar Telekom” dhe “Sopot” si dhe shumë kërkesa për arrest.

Kjo ndodh edhe pse institucionet e shtetit kanë obligim ligjor që të bashkëpunojnë dhe ta ndihmojnë PSP-në, që sipas Ligjit me të cilin është rregulluar bashkëpunimi i tyre, mes tjerash, ka të drejtë të bëj “kontroll në të gjithë provat e dokumentuara pa marrë parasysh burimin” dhe “marrjen e të gjitha lirive të sigurisë për kontroll të informacioneve të besueshme dhe informacione që nuk janë të kapshme për opinionin.

Ja institucionet dhe pengesat me të cilat ballafaqohet PSP:

Gjykata Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesat për bastisjen në sistemet kompjuteristike të një operatori telekomunikativ në rastin “Target”, kërkesën për marrjen e kompjuterëve nga DSK si dhe shumë kërkesa për arrest.

Prokuroria publike dhe Këshilli i prokurorëve publik refuzojnë PSP-së t’ia japin lëndët për “Sopotin”, “Magjar Telekom”, “Verushevski” dhe gazetarin Zoran Bozhinovski, që lidhet me rastin “Spiuni”.

Përbërja paraprake e Parlamentit gjegjësisht deputetët e VMRO DPMNE-së, refuzuan të mbështesin vazhdimin e mandatit dhe miratimin e ndryshimeve të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve që i kërkonte Janeva.