Maqedoni Buxheti i Janevës ngadalë po kalon nëpër komisionet e Kuvendit

Buxheti i Janevës ngadalë po kalon nëpër komisionet e Kuvendit

Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet pa debat dhe për vetëm disa minuta votuan dhe lëshuan në procedurë të mëtutjeshme propozim- buxhetin për punën e prokurores publike, Katica Janeva.

Propozim- buxheti ishte pika e vetme në rendin e ditës  në seancën e 66-të të Komisionit ndërsa e shpalosi ministri i financave, Zoran Stavrevski.

Në përputhje me planin financiar mjetet në vlerë prej 6 milion denarë apo 1 milion euro janë dedikuar për punën dhe funksionimin e Prokurorisë publike për kuartalin e fundit të vitit 2015.

Në mënyrë identike propozim- buxheti kaloi edhe në komisionin ligjvënës- juridik.

Propozim- buxheti pritet të votohet edhe nga deputetët e seancës plenare.