Maqedoni Brukseli do të bëj pauzë- raporti i ardhshëm do të jetë në...

Brukseli do të bëj pauzë- raporti i ardhshëm do të jetë në vitin 2018

Komisioni Evropian nesër do të publikoj raportin për zgjerimin e BE-së dhe raportin për avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por raport i radhës, në vend që në vitin e ardhshëm, do të jetë madje në vitin 2018, njofton raportuesi i Brukselit për “Meta”.

Jozyrtarisht, në KE ekziston lodhje nga raportet në veçanti duke pasur parasysh se deri më tani nuk kanë ndikim shumë të madh ndaj disa vendeve të caktuara, por edhe për shkakun se së shpejti nuk do të ketë zgjerim të Bashkimit.

Arsyetim i pohimeve të këtilla është edhe data famëkeqe e zgjedhur për publikimin e progres- raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që përputhet me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.