Maqedoni Bisedimet e grupeve të punës për mediat përsëri të bllokuara

Bisedimet e grupeve të punës për mediat përsëri të bllokuara

Bisedimet e grupeve të punës të partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sërish janë bllokuar pasi edhe dje në takimet dypalëshe me ndërmjetësin belg Piter Vanhaute, biseduesit i kanë përsëritur vijat e kuqe nga të cilat nuk e kanë ndërmend të largohen. Tani për tani nuk ka të caktuar takim të ri dhe nuk dihet se kur ajo do të mbahet.

Përsëri Ligji të cilin e propozoi LSDM-ja nuk është i pranueshëm as për Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa në mënyrë të shpejtë e refuzoi dhe VMRO-DPMNE. Sipas kryetarit të SHGM-së Naser Selmani, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë bashkuar përpjekjet për të minuar propozimin për ndërmjetësi evropian Piter Vanhaute për reformimin e sistemit të mediave.

“Sidomos absurde është ideja e LSDM-së standardet profesionale dhe etike për t’i rregulluar me ligj. Gjobitje të mediave me gjoba për shkelje të standardeve profesionale nuk ka në asnjë vend demokratik. LSDM-ja u përpoq që ti shesë zgjidhjet e këqija të saja për mediumet duke i prezantuar ato si zgjidhje të ndërmjetësit. Me një manipulimi të tillë të vetëdijshëm, i dha vend makinerisë propagandistike mediatike të VMRO-DPMNE-së në mënyrë të pandërgjegjshme ta sulmojë Vanhauten. SHGM në këtë rast ishte dëm kolateral.U akuzuam se ne i kemi mbështetur propozimet e LSDM-së, pa na pyetur për qëndrim. VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë emra të ndryshëm, por ndajnë të njëjtën ideologji – të kryeshefit – thotë Selmani.

Sipas Ilija Dimovskit, një anëtar i ekipit negociues të VMRO-DPMNE-së, ky ligj është antikushtetues, jo-evropian dhe nuk e ka në asnjë vend në botë.