Ekonomi BIRN: Të huajt kanë investuar shtatë herë më pak se paralajmërimet

BIRN: Të huajt kanë investuar shtatë herë më pak se paralajmërimet

Investitorët e huaj kanë investuar shtatë herë më pak se paralajmërimet dhe kanë hapur tre herë më pak vende pune sesa premtimet, tregon baza e të dhënave “Investimet e huaja në llupë” e përpunuar nga ekipi gazetaresk i BIRN Maqedoni.

Hulumtimi ka përfshirë 138 investime që janë paralajmëruar apo promovuar nga Qeveria në periudhën 2007-2016. Ajo tregon se madje 43 nga investimet e huaja të paralajmëruara fare s’janë realizuar apo kanë dështuar, që është një e treta e investimeve të përgjithshme të përfshira në bazë.

Të dhënat që dalin nga hulumtimi i BIRN tregojnë se vetëm katër kompani të huaja që kanë investuar në Maqedoni, kanë investuar aq para sa kanë premtuar apo më shumë se aq ndërsa të tjerët kanë investuar dukshëm më pak mjete apo fare s’kanë investuar.