Maqedoni BFI: Me vendosjen e kryqit nxiten tensionet ndëretnike

BFI: Me vendosjen e kryqit nxiten tensionet ndëretnike

Bashkësia Fetare Islame në vend sot doli me reagim lidhur me vendosjen e gur- themelit të kryqit në komunën e Butelit. Ndërtimin e simbolit fetar, BFI e vlerëson si provokim ndaj besimtarëve musliman.

Prej atje vlerësojnë se nisma nxit tensione ndëretnike, kështu që iu bën thirrje autoriteteve, por edhe përfaqësuesve të huaj, që të intervenojnë që të hiqet vendimi i komunës Butel ku siç thonë nga BFI, gjysma e banorëve janë të përkatësisë fetare islame.

“Që t’i evitojmë tensionet që pa nevojë u krijua për shkak të provokimit të dikujt, nga dikush që nuk ia don të mirën vendit dhe i cili simbolet fetare i keqpërdor për destabilizim të acarimit të raporteve, apelojmë menjëherë të shfuqizohet vendimi për vendosjen e kryqit në Butel. Nëse dikush ka pasur qëllim që me kryqin të “revanshohet” për shqiponjën e vendosur në Çair, theksojmë se shqiponja është simbol etnik ndërsa kryqi fetar” thonë nga BFI.