Bota Belgjika paralizohet nga greva kundër masave qeveritare të kursimit

Belgjika paralizohet nga greva kundër masave qeveritare të kursimit

Greva nacionale e organizuar nga fronti i përbashkët i të gjitha sindikatave sot tërësisht paralizoi Belgjikën.

Institucionet e shtetit nuk punojnë ndërsa hyrjet e kompanive private janë të bllokuara nga këshillat e sindikatave tanimë prej orës 4 të mëngjesit. Qendra më e madhe tregtare në Bruksel është bllokuar për herë të parë në dhjetë vitet e fundit.

Të gjitha fluturimet në aeroportin e Brukselit janë anuluar deri në fund të ditës si dhe trenat ndërkombëtarë deri në Londër dhe Paris ndërsa në funksion nuk është vënë as transporti publik.

Ky aksion i përbashkët i koalicionit të ri qeveritarë, e përbërë vetëm nga parti djathtiste dhe ultra- djathtiste është rezultat i masave të kursimit: uljen e asistencës sociale për të papunësuarit, pensionit në moshën 67 vjeçe dhe pagat e shkurtuara.

Belgjika grevë të këtillë masovike nuk ka përjetuar gati 10 vite.

Sindikatat paralajmëruan se nëse qeveria nuk i dëgjon kërkesat e tyre, grevat e reja do të organizohen nga janari ndërsa nuk përjashtohet mundësia për grevë të vazhdueshme nëse marrëdhëniet përkeqësohen.