Maqedoni BDI propozon Likën, Osmanin, Saliun, Bektashin, Merkon dhe Durakun për ministra në...

BDI propozon Likën, Osmanin, Saliun, Bektashin, Merkon dhe Durakun për ministra në qeverinë e re

Kryesia e BDI-së në orët e vonshme dje ka marrë vendim që t’i propozoj Hazbi Likën, Bujar Osmanin, Bylent Saliun, Kreshnik Bektashin, Ramiz Merkon dhe Sadulla Duraku për ministra në qeverinë e re.

Hazbi Lika do të jetë kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve. Ai në vitet 2005-2009 ishte kryetari i komunës së Tetovës.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani do të jetë kryeministër për euro- integrime. Ai në vitet 2008-2011 ishte ministër i shëndetësisë.

Sadulla Duraku është propozimi për ministër i ambientit jetësor, për momentin është kryetar i komunës së Likovës ndërsa në Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së ishte ministër i bujqësisë.

Kreshnik Bektashi i cili deri më tani ishte promotor ekonomik në Bruksel do të jetë ministri i ri i ekonomisë, Bylent Saliu është propozuar për ministër i drejtësisë ndërsa Ramiz Merko ministër pa resor.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbarimit të takimit deklaroi se është i kënaqur nga propozimet për ministrat e ri. Ai shtoi se mandati i ministrave do të jetë katër vite, pa marrë parasysh a i pëlqen kjo dikujt apo jo.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pret Besa të jetë pjesë e Qeverisë së re, Ahmeti tha se këtë nuk mund ta dijë sepse ata bisedojnë me LSDM-në dhe Aleancës për Shqiptarë.

Zëdhënësja e BDI-së, Teuta Arifi tha se këto do të jenë ministrat e ri reformues që do t’i zbatojnë reformat e nevojshme. Ajo konfirmoi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re dhe se sërish do të kandidohet për kryetare të Tetovës, sepse siç tha, dëshiron t’i zgjidh problemet e tetovarëve.