Maqedoni Apeli nesër në seancë publike do ta shqyrtojë ankesën për paraburgimin e...

Apeli nesër në seancë publike do ta shqyrtojë ankesën për paraburgimin e Koçanit

Gjykata e Apelit nesër më ora 12, në seancë publike do të shqyrtojë ankesën e mbrojtjes për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i cili është i dyshuari i parë në rastin “Trust”, që e hapi PSP.

Seanca do të jetë publike me kërkesë të Speciales, konfirmuan nga “Meta”.

Dje nga Gjykata Penale njoftuan se lënda për ankesën e mbrojtjes së Koçanit ka qenë në rregull dhe është dërguar në Apel.

Në seancën e paralajmëruar për nesër, prokurorët e PSP dhe avokatët e Koçanit do t’i ballafaqojnë argumentet rreth arsyeshmërisë së vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1, e cila të enjten javën e kaluar mori vendim që biznesmenit t’i shqiptohet paraburgimi.

Koçani, që është një nga tre të dyshuarit në “Trust” është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe pas tij është lëshuar fletë- arrest ndërkombëtarë përmes Interpolit.