Maqedoni Apel emotiv i alpinistes Ilina Arsova për shpëtimin e Lagadin

Apel emotiv i alpinistes Ilina Arsova për shpëtimin e Lagadin

Alpinistja e njohur nga Ohri, Ilina Arsova e cila në maj të vitit 2013 hipi në majën e malit Mont Everest në lartësi prej 8848 m, në letër për opinionin thotë se Lagadinit nuk i nevojitet plazh mesdhetar sepse terreni nuk posedon breg plazhi. Ajo në letër drejtpërdrejtë i drejtohet ish kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilin e lut që të përfshihet në luftën për ruajtjen e bukurive natyrore të Ohrit.

“Deri më tani s’kam kërkuar asnjë mirënjohje, që në shtet tjetër do të ndahej për gruan e parë e cila ka valëvitur flamurin në majën më të lartë në botë. Kështu që, Nikolla, nëse edhe më tej vlen oferta për ndihmë dhe shërbim, e shfrytëzoj për t’ju lutur që të përfshiheni në luftën për ruajtjen e bukurive të rralla të Ohrit. Në këtë mënyrë, e tërë bota do t’ju falënderoj dhe do t’ju bekojnë”, shkruan Arsova.