Maqedoni Anti- korrupsioni hapi katër raste për punësime para zgjedhjeve

Anti- korrupsioni hapi katër raste për punësime para zgjedhjeve

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) sot në seancë publike hapi procedura për katër raste të punësimit kundër- kushtetues në institucione publike dhe ndërmarrje në periudhën parazgjedhore.

Parashtresat deri tek anti- korrupsioni i dorëzoi LSDM ndërsa nga gjithsej pesë, KSHPK nuk e pranoi parashtresën lidhur me punësimin e administratorit informatik në këtë Komision.

Anti- korrupsioni hapi procedura lidhur me konkurse punësimi, të shpallura në kohën parazgjedhore, të gjashtë noterëve në Ministrinë e drejtësisë, dy aktorë në Teatrin e fëmijëve dhe të rinjve, një arsimtar të gjuhës turke në shkollën fillore “Strasho Pinxhur” në Karbinc dhe një punëtor sporteli në “Postat e Maqedonisë”.