Maqedoni Ambasada britanike është e shqetësuar dhe kërkoj shpjegim për vendimin e Ivanov

Ambasada britanike është e shqetësuar dhe kërkoj shpjegim për vendimin e Ivanov

Ambasada britanike në R. e Maqedonisë kërkoj shpjegim për vendimin e presidentit Ivanov që t’i ndërpres proceset gjyqësore që zhvillohen kundër politikanëve.

“Deklarata e presidentit sot pasdite duhet të shpjegohet. Nëse vendimi të amnistohen politikanë ka të bëjë me hetimet që dalin nga materialet e përgjuara, kjo atëherë është shqetësuese. Hetimi i plotë i këtyre bisedave është element i rëndësishëm për Marrëveshjen e Përzhinos” thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

Ivanov sot në fjalimin para popullit, që nuk u transmetua as në servisin shtetëror publik, shpjegoi se vendimin e ka marrë vet dhe se shkak për këtë është fakti se Marrëveshja e Përzhinos nuk ka arritur të zgjidh krizën politike në vend.