Maqedoni “Hajde” dhuroi ujë për të prekurit nga përmbytjet në Tetovë

“Hajde” dhuroi ujë për të prekurit nga përmbytjet në Tetovë

Platforma qytetare “Hajde” në bashkëpunim me Fondacionin “Shoqëri e Hapur Maqedoni”, sot dhuroi 1,4 ton ujë të pijshëm për të prekurit nga vërshimet në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Qytetarët lokal të organizuar përmes shtabit emergjent në teren po vazhdojnë me kërkimet për vajzën 6 vjeçare të humbur nga vërshimet, si dhe grumbullimin e informacioneve për nevojat e qytetarëve , si dhe po punojnë në pastrimin e rrugës.

Në fshatin Shipkovicë pothuajse nuk ka shtëpi të pa dëmtuar, 25 prej tyre janë të shkatërruar krejtësisht. Qytetarët lokal kanë nevojë për ujë, ushqime të konservuara, për batanije, rroba për fëmijë si dhe për ilaçe. Për çdo donacion preferohet konsultim me Shtabin emergjent që gjendet ne mes të fshatit (Dashmir Sadiki, 070263087), apelojnë nga “Hajde”