fbpx

Han ia dorëzoi donacionin e BE-së policisë kufitare dhe QMK-së

-

Euro- komisari për zgjerim Johanes Han sot në MPB dorëzoi donacionin prej 33 automjeteve të terrenit për përforcimin dhe modernizimin e kapaciteteve të policisë kufitare dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Han në fjalimin e tij në dorëzimin e donacionit tha se kjo është shenjë e fuqishme për bashkëpunimin e fortë mes “familjes së BE-së dhe Maqedonisë në menaxhimin e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve me të cilën ballafaqohet Evropa”.

“Komisioni Evropian qëndron me ju dhe do të vazhdoj ta bëj këtë edhe në të ardhmen. Kriza e emigrantëve ka ndihmuar të ilustrohet se si shteti juaj, por edhe Ballkani Perëndimor është pjesë e tërësisë evropiane dhe si punohet së bashku në menaxhimin me sfidat”, tha Han.

Në solemnitetin e dorëzimit të donacionit prezent ishte edhe kori diplomatik në vend.

Ndryshe, bëhet fjalë për donacion të 33 automjeteve të terrenit të tipit “Sangjong Rekston” në vlerë prej rreth 800 mijë. Prej tyre, 31 për nevojat e policisë kufitare ndërsa dy për QMK-në.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.