Maqedoni Ahmeti: Synimi jonë është barazia e shqiptarëve dhe maqedonase

Ahmeti: Synimi jonë është barazia e shqiptarëve dhe maqedonase

Neve shqiptarëve në këto kohëra na nevojitet më shumë arsye, për t’i avancuar të gjitha çështjet në lidhje me statusin e shqiptarëve dhe për ta rrumbullakuar synimin gjegjësisht të drejta të barabartë për dy popujt më të mëdha, shqiptarët dhe maqedonasit, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në suazat e manifestimit për Ditën e flamurit që kjo parti e organizoi në Shkup, shkruan “Telma”.

“Duke rrumbullakuar në tërësi të drejtën e pamohueshme dhe pakontestueshme për barazi mes dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, atij shqiptar dhe maqedonas, deri në përmbylljen dhe jetësimin e pavarësisë së Kosovës duke përfunduar e pranuar në gjitha institucionet ndërkombëtare dhe në Organizatën e KB-ve me një Shqipëri me paqe e stabilitet e prosperitet ekonomik dhe të anëtarësuar si që e kemi në NATO, dhe sa më parë të jemi pjesë e Evropës së bashkuar dhe si Ballkan Perëndimor të jemi aty ku e kemi vendin në NATO e BE”, ka thënë Ahmeti në fjalimin e tij në akademinë solemne me rastin e 28 nëntorit ditës së flamurit.