Maqedoni Ahmeti- Nuland: Zgjidhja e krizës do të thotë zgjedhje demokratike

Ahmeti- Nuland: Zgjidhja e krizës do të thotë zgjedhje demokratike

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka siguruar zv- sekretaren shtetërore të SHBA-ve, Viktoria Nulandin se BDI është më konstruktive për gjetjen e zgjidhjes dhe arritje të shpejtë të kompromisit në krizën aktuale në vend, njoftojnë nga partia.

Në njoftimin e Integristëve shkruan se Ahmeti dhe Nuland, hapur dhe miqësisht kanë biseduar për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe kthimin e agjendës evropiane. Nuland ka shprehur vlerësimin e SHBA-ve për rolin konstruktiv të Ahmetit ndaj gjetjes së zgjidhjes.

“Ky kompromis duhet të rezultoj me zgjedhje gjithëpërfshirës, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë” ka thënë Ahmeti.

Kreu i BDI-së, ka informuar Nulandin edhe për propozimet e BDI-së për pastrimin e listës së zgjedhësve dhe mediat, si dhe për nevojën të dyja palët të merren vesh se janë përmbushur kushtet për zgjedhje.

“Duke u ballafaquar me rrezik nga ndikimet e ndryshme, Ahmeti kërkoi mbështetje nga Amerika për ndjekjen e rrugës sonë drejt NATO-s dhe BE-së, pas çka Nuland ka theksuar se ky është synimi i përbashkët” thuhet në njoftimin partiak.