Maqedoni Ahmeti:LSDM të respektoj Marrëveshjen e Përzhinos

Ahmeti:LSDM të respektoj Marrëveshjen e Përzhinos

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në një postim të tij në Facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe e ka ftuar partinë më të madhe opozitare që të mbetet e përkushtuar në realizimin e obligimeve të mbetura nga marrëveshja e Përzhinos, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e dakorduara bashkarisht më 24 prill, si dhe të mos nxitojë me vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Në verën e vitit të kaluar, katër partitë kryesore të vendit morën përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës më të thellë politike në vend duke arritur kështu marrëveshjen e Qershorit/Korrikut me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar. Palët u dakorduan rreth detyrave që duhet të zbatohen si dhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme me qëllim të përmbylljes së krizës. 24 prilli i këtij viti, si datë e mbajtjes së zgjedhjeve, u rinkonfirmua përsëri edhe në takimin e liderëve të mbajtur më 15 dhjetor 2015 kur zgjodhëm edhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Zbatimi i marrëveshjes giithësesi se kishte sfidat e veta, por shumica dërmuese e obligimeve tashmë janë realizuar, ndërsa është miratuar edhe plan aksional për reformat urgjente të rekomanduara nga Komisioni Evropian, zbatimi i të cilave do të vijoj edhe pas zgjedhjeve”, thuhet në postimin e liderit të BDI­së Ali Ahmetit.