Maqedoni Ahmeti largohet nga LSDM pa dhënë deklaratë, thotë se do të ketë...

Ahmeti largohet nga LSDM pa dhënë deklaratë, thotë se do të ketë njoftim

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i sotëm mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, në selinë e LSDM-së në kuadër të bisedimeve mes partive për përbërjen e qeverisë së re.

Ahmeti në selinë e LSDM-së ka arritur në 12 e 30 minuta ndërsa është larguar më 14 e 45 minuta. Kreu i BDI-së edhe gjatë largimit nuk u prononcua për mediat dhe vetëm shkurtë deklaroi se partia do të del me kumtesë për rrjedhën e bisedimeve të sotme për përbërjen e Qeverisë.

Pas takimit me Ahmetin, duhet të vijojnë edhe bisedime me përfaqësues të partive tjera nga shumica e re formuar gjegjësisht me Aleancës për Shqiptarë dhe Besën.

Pritet bisedimet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.