Maqedoni Ahmeti dhe Danielson kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës

Ahmeti dhe Danielson kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në një takim pune në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup Kristian Denielson, drejtor i Drejtorisë për Zgjerim pranë BE-së si dhe ambasadorin evropian në Maqedoni Aivo Orav.

Ahmeti dhe drejtori Denielson, shkëmbyen përshtypjet rreth zhvillimeve të fundit, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit si dhe reformat.
Danielson vlerësoi Brukselin për kontributin në këto kohëra të vështira me krizë të rëndë politike.

Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi që BDI u angazhua që urgjentisht të rikthehet parlamenti, të anulohen zgjedhjet, të ndryshojmë ligjin për falje si dhe të sigurojmë garanca për punën e Prokurorisë speciale.