Maqedoni Avokatët dhe gjykatësit të ndarë për ekipin e Katica Janevës

Avokatët dhe gjykatësit të ndarë për ekipin e Katica Janevës

Ekipi që përzgjodhi prokurorja speciale Katica Janeva, për të punuar me të në materialet që rrjedhin nga bisedat e përgjuara, shkaktoi reagime të ndryshme në mesin e avokatëve dhe ish prokurorëve.

Disa prej tyre janë të rezervuara dhe disa janë të kënaqur nga përzgjedhja presin rezultate.

– Ekipi është i shkëlqyer, këta janë njerëz të cilët kanë punuar në raste më të vogla dhe për shkaqe (partiake) nuk iu është lejuar të shkojnë përpara deklaroi avokat i njohur nga Shkupi.

I pyetur se çfarë ai mendonte për atë se edhe Lile Stefanova është pjesë e ekipit të Janevës, ai tha se edhe pse ajo është e njohur në rastet e montuara politike “patjetër të ketë pak laramani”.

Sipas avokatit Oliver Vuksanovic prokurorëт е rinj janë ekspertë të spikatur.

– Të gjithë kolegët janë të shkëlqyer, shumë profesional dhe besoj se ata do të bëjnë një punë të shkëlqyer. Unë iu besoj atyre – tha Vuksanoviç.

Ish gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese Trendafil Ivanovski për “24Vesti”, deklaroi se nuk pritje mëdha.

Thotë se ekipi i Janevës, së pari, është shumë i madh në numër dhe, së dyti dhe më e rëndësishmja, është i përbërë nga prokurorë që edhe deri më tani kanë pasur rastin të dëshmohen si luftëtarë kundër krimit dhe korrupsionit.

Me vlerësimin e Janevës se bëhet fjalë për profesionistë të shquar të cilët gëzojnë reputacion të lartë dhe besim, u pajtua Kostadin Kizov, ish kryetar i Këshillit të Prokurorëve, transmeton ë “Deutsche Welle”.

Avokati nga Manastiri, Vasko Georgiev, thotë se ai nuk i njeh të gjithë, por në qoftë duhet të krijohet përshtypja e parë sipas tyre që njeh, atëherë është optimist.

Ndryshe nga ai, avokati Aleksander Tortevski nuk është optimist lidhur me ekipin e propozuar, por do të jetë shumë i lumtur në qoftë se qëndrimin e tij e mohojnë.