Maqedoni Ademi të hënën do të takohet me profesorët

Ademi të hënën do të takohet me profesorët

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi sot i  dorëzoi ftesë rektorit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Velimir Stojkovskit, për takim të hënën në hotelin “Aleksandar Palas”, .

“Duke u nisur nga parimet e transparencës dhe  hapjes, si pjesë e debatave për reformat që zbatohen në arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë dhe që në thelb duan të sigurojnë nivel më të lartë të diturive dhe shkathtësive për studentët, cilësi plotësuese të kuadrit mësimdhënës dhe të procesit arsimor, përkatësisht përmisinin në përgjithësi të arsimit të lartë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës  dorëzuan kërkesë edhe tek anëtarët e Konferencës  brenda universitetit për organizim të takimit me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe argumenteve për një arsyetim të denjë  të reformave dhe debatit”, thuhet në ftesë.