Македонија KOM e humb kontestin për pronën në manastirin “Shën Naum Ohridski”

KOM e humb kontestin për pronën në manastirin “Shën Naum Ohridski”

Sinodi i KOM informoi se kryepeshkopi i rajonit Dibër –Kërçovë z. Timotej ka humbur kontestin gjyqësor me shtetin për pronën në manastirin “Shën Naum i Ohrit”.
“Vëmendje e veçantë Sinodi i kushtoi dhe me keqardhje pranoi informatën e kryepeshkopit të rajonit Dibër-Kërçovë z. Timotej për epilogun e tij në kontestin gjyqësor përpara Gjykatës Kushtetuese në Shkup për procesin e eksproprijimit të pronës së manastirit “Shën Naum i Ohrit”, me çka do të ketë ndikim negativ për ngritjen e mëtejme shpirtërore të kësaj faltoreje shekullore”, thuhet në komunikatë.
Toka e cila i përkiste manastirit “Shën Naum “ në Ohër fillimisht duhej t’i ndahet biznesmenit indian Subrata Roj i cili duhej të ndërtojë komplekse turistike të cilat i përshkruante si “Las Vegasi i vogël”. Tani, pas burgosjes së tij në Indi, është e paqartë se kujt shteti do t’ia ndajë këtë tokë.