Maqedoni Zv-kryeministri Besimi dhe ambasadorja Oer firmosën letër bashkëpunimi

Zv-kryeministri Besimi dhe ambasadorja Oer firmosën letër bashkëpunimi

Zëvendës- kryetari i Qeverisë, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Francës në vend, Lorens Oer firmosën letër për përforcimin e bashkëpunimit teknik mes dy vendeve.

“Ky bashkëpunim përfshin prezencën e ekspertit francez për çështje evropiane, Bertrand Milet, në Sekretariatin e çështjeve evropiane dhe mbështetja dypalëshe në harmonizimin e mëtutjeshëm të legjislacionit nacional me atë të BE-së, përforcimin e kapaciteteve institucionale, përfshirë ministritë resor dhe menaxhimin e fondeve nacionale dhe rajonale IPA, infrastruktura për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor” thuhet në njoftimin e kabinetit të zv- kryeministrit.