Korrespondentë Flamujt në Strugë janë në gjysmë shtize

Flamujt në Strugë janë në gjysmë shtize

Flamujt në shtizën  e godinës së komunës në Strugë as dje e as sot nuk janë lëshuar në gjysmë në shenjë zie dhe ngushëllimi për pjesëtarët e vrarë të MPB-së.

Qeveria e R. së Maqedonisë ditën e djeshme dhe të sotme i shpalli ditë zie për shkak të tetë pjesëtarëve të vrarë të forcave të sigurisë në konfrontimin me grupin e armatosur në Kumanovë.

Kjo nuk është hera e parë që mos të respektohen rregullat, dispozitat dhe ligjet në Strugë.

Komuna deri më tani disa herë nuk e ka valëvitur flamurin e shtetit në festa të rëndësishme shtetërore.