Maqedoni Zijadin Sela të hënën për herë të parë do të paraqitet në...

Zijadin Sela të hënën për herë të parë do të paraqitet në opinion pas sulmit

Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH (LR-PDSH), Zijadin Sela për herë të parë pas sulmit në Kuvend më 27 prill, kur u rrah brutalisht, do të mbaj konferencë shtypi të hënën, njofton zëdhënësi i Lëvizjes, Arben Taravari në Facebook.

“LR-PDSH-ja ka kënaqësinë të lajmërojë se të hënën, në orën 13.00, në selinë e saj në Tetovë do të zhvillohet konferenca e parë e shtypit e kryesuar nga Kryetari i ynë z.Ziadin Sela. Do të jetë konferenca e tij e parë pas sulmit të 27 prillit, ku z.Sela rezultoi të ishte më i lënduari e më i dëmtuari por shqiptarët nuk bien lehtë, ndaj për inatin e kriminelëve dhe për gëzimin e çdo shqiptari e mik shqiptari të hënën në Tetovë z.Ziadin Sela rikthehet”, ka shkruar Taravari.