Uncategorized

Banorët e Reçicës së Vogël:Pësuam nga Mbeturinat e ngurta ndërtimore në Malin Sharr

Mbeturinat e ngurta ndërtimore që me vite të tëra grumbullohen në Malin Sharr janë shkaku i vdekjes sl banorëve të fshatrave malorë, pohojnë banorët e Reçisë së Vogël.

Me vite të tëra në mal grumbullohen mbeturina. Për shkak të stuhisë dhe motit të ligë, ato mbeturina rrëshqitën me çka pësuan fëmijët dhe njerëzit- thotë banorë i Reçicës së Vogël.

Ndërkaq, rritet numri i viktimave  nga vërshimet e rajonit të Tetovës. Sipas banorëve lokal, nga Reçica e Madhe, në vendbanimin e tyre janë gjetur edhe trupa të pajetë, banorë të fshatit malor Lisec.

Supozohet se numri i viktimave do të rritet, kurse sipas banorëve të Reçicës së Vogël, akoma po kërkohen personat që rezultojnë të zhdukur.

Deri më tani zyrtarisht janë gjetur trupat e pajetë të pesë viktimave nga vërshimet.