Maqedoni Zaevi në selinë e LSDM-së ka filluar bisedimet me Ahmetin për qeverinë...

Zaevi në selinë e LSDM-së ka filluar bisedimet me Ahmetin për qeverinë e re

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev sot prej orës 12:30 ka filluar bisedimet për kabinetin e ardhshëm qeveritar me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Takim mbahet në selinë e LSDM-së, ku Ahmeti ka arritur saktë në terminin e paraparë, por nuk u prononcua për mediat.

Pas takimit me Ahmetin, duhet të vijojnë edhe bisedimet me përfaqësuesit tjerë të partive nga shumica e sapoformuar gjegjësisht me Aleancën për Shqiptarët dhe BESËN, që pritet të jenë pjesë e qeverisë së re.

Pritet bisedimet të vijojnë edhe gjatë fundjavës.